Kompleksi i Banesave dhe Lokaleve Afariste

Kompleksi, pikë e investimit me përfitime...

Banesat e Kompleksit “RELAX 3”, të lagjes së urbanizuar “Mati 1”, janë në fqinjësinë
më të afërt - përballë “Banesave të Bardha” të lagjes “Bregu i Diellit”.

Kompleksi shtrihet në drejtim lindjeperendim dhe zë një siperfaqe prej 36 arë, nga të cilat vetëm  12 arë janë ndërtim e 24 arë përmbajtje tjera parkingje të jashtme të Lagjes, shesh, rrugë, etj.

Kur koeficientit  të shfrytëzimit të ngastrës prej vetëm 30%, i shtojmë edhe miniparkun
e Lagjes, që është paraparë në afërsi të drejtpërdrejt të Kompleksit, bënë që i gjithë Kompleksi të “frymojë” si rrallë dikund në Prishtinë. Konsiderojmë që ky pozicionim i banesave,  pa kurrëfarë pengesash përballë, është skajshmërish i rëndësishëm për atë që quhet banim cilësor.

Mikroklima e mrekullueshme, afërsia e  shkollës fillore ekzistuese, shkolla e re që do të ndërtohet  vetëm 70 m larg Kompleksit, sheshi i Kompleksit, në pikëbashkim me
miniparkun e Lagjes, ku fëmijët do të mund të luajnë pa brenga, si dhe afërsia prej vetëm     
1.5  km. me qendën e Qytetit, janë argumentet më të mira për një investim të qëlluar nga Ju..


I gjithë Kompleksi është me  leje ndërtimi !

Mundësi kreditimi deri në 15 vjet nëpërmjet:

 




I ndërtuar në një nga pjesët më të bukura të Prishtinës, shumë afër qendrës, por larg pluhurit dhe zhurmës së tij, me pamjen e vet do të na përkujtojë komplekset që shpesh jemi mësuar t’i shohim në botë, me të gjitha avantazhet e jetës bashkëkohore...